Disa detaje të reja kanë dalë nga grabitja në Rinas. Ndërkohë Krimet e Rënda kërkojnë ndalimin e 5 pjesëtarëve të ICTS.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar ndalimin e 5 personave pjesëtarë ICTS (kompania e sigurisë në Aeroport) dhe bankave, lidhur me grabitjen e 9 Prillit në Rinas.
Arsyeja përse këto urdhra ndalimi kërkohen është pasi 5 personat kanë shpërdoruar detyrën.
Tre banka i kanë kthyer përgjigje Prokurorisë dhe kanë konfirmuar shumat të cilat ato do të transportonin drejt Austrisë ditën e grabitjes. Në total shuma e grabitur është 6 milion euro.
Deri tani për këtë ngjarje janë arrestuar 6 persona, por asnjëri prej tyre nuk e di ku ndodhen paratë.
Alkond Bengasi është i penduari, i cili ka identifikuar këta persona si të dyshuar se kanë pasur dijeni për grabitjen.
Por Ragip Hajdini, Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë grabitje.