MENU
klinika

Kruja kryeqendër historike

“Arbëreshët takojnë Gjergj Kastriot Skënderbeun”

02.05.2019 - 12:10

Është i treti vit radhazi, që arbëreshët kthehen në vendin e të parëve, në Krujë.

Shtegtimi i tyre nis nga Durrësi në Lezhë, Krujë e më pas Berat. Rreth 60 përfaqësues të komuniteteve arbëreshe kujtojnë triumfet e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe betejën e fundit të tij, më 24 prill 1467 në Krujë.

 

Kruja, si kryeqendra e heroit tonë kombëtar e kryetrimit, siç e quajnë vetë ata Skënderbeun, është edhe momenti më kulmor i aktivitetit. Para bustit të Skënderbeu, ata sollën traditën arbërore dhe kulturën e trashëguar prej 550 vitesh.

Pasardhësi i familjes së Kastriotëve, Loris Castriota Scanderbegh, shprehet tejet i emocionuar teksa thekson se, “Kruja është shtëpia e madhe e shqiptarëve, qendra shpirtërore e arbërve, vend ku emocionet të përulin para monumentit të Skënderbeut”.

 

 

Në kalldrëmet që shtruan paraardhësit e tyre, ecin të heshtur me kokën në lart, duke parë muret e gurta, ku etërit e tyre e mbrojtën për 25 vite dhe duke i dhënë Shqipërisë, një nga historitë më heroike në Europë.

Në hyrje të Muzeut Kombëtar i pret drejtori Mehfi Hafizi, i cili falënderon për vizitën në Krujë, si shembullin më kuptimplotë të ruajtjes së traditës arbërore. Ndërkohë, përfaqësues të bashkisë Krujë i japin simbolin e qytetit dy përfaqësuesve të komunave arbëreshe, Rosa Carbone, Presidente e “Pro Logo di Lungro” dhe Giuseppe Lacovelli, këshilltar i komunës Casalvecchio.

 

 

Gjatë ceremonisë, përfaqësues të bashkisë theksuan se “kurdo e sa herë, jeni të mirëpritur në qytetin tuaj, Krujën dhe shumë krenarë për faktin e dëshmisë më të pastër evropiane për Shqipërinë, janë arbëreshët”.

Pas Krujës, arbëreshët vizituan Beratin, duke e mbyllur aktivitetin historiko-kulturor më 29 prill.

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!