MENU
klinika

Deklarata

Gazetarja “kapet” me Alketën: “Taramelja” është një damkë

02.05.2019 - 15:02

Prej ditësh në media një ndër temat më të diskutuara është vogëlushi Xheison Bafti i njohur me emrin “Taramelja” si një epitet i ëmbël për atë vogëlush i cili për pak kohë u kthye në protagonist. Alketa Vejsiu, drejuesja e këtij show televiziv mori inisiativën dhe publikoi pamjet ku jetonte Xheison, ndërsa bëri thirrje për të ndihmuar vogulushin.

Por me sa duket kjo nismë nuk është përkrahur nga të gjithë. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kundërshruar një veprim të tillë nga ana e moderatores si edhe produksionit.

Radhës së kritikave i është shtuar edhe komenti i gazetares së njohur Ola Bruko.

Kjo e fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale, i referohet fillimisht emisionit se si produksioni aktivizon vetëm disa nga fëmijët dhe jo të gjithë.

Më pas ndalet tek Xheison. Sipas gazetares vogëlushit i është vënë një damkë për gjithë jetën duke e cilësuar si ‘taramelja’, që më vonë mund edhe të bullohet.

Komenti i plotë:

Emisionin “Piter Pan” s’e kisha pare deri ne momentin kur i ftuar ishte miku im Sidrit Bejleri. E ndoqa deri ne fund ate nate dhe me thene te drejten, qesha edhe une me pyetjet e femijeve dhe pergjigjet e Sidit.

Nderkohe vura re se disa prej femijeve benin me shume se nje pyetje dhe te tjere nje ose asnje. Programin po e shikoja me vajzen time 6 vjecare e cila befas me pyet: mami po keta femijet e tjere pse nuk jane si keta dy djemte qe flasin shume?

Nuk i lene prinderit te flasin? Ky perceptim i nje femije 6 vjecar me shtyu t’i shoh me tjeter sy minutat e mbetura te emisionit. Vajza ime kishte te drejte; disa femije aty flisnin me shume se disa te tjere.

Nuk e di nese kjo eshte nje zgjedhje regjisoriale, por nese eshte keshtu mendoj se eshte e gabuar. Diferencimi nuk iu ben mire femijeve. Ne psikiken e tyre krijohet mendimi se ata nuk do te jene kurre “te perzgjedhur” nga dikush dhe kjo i shoqeron pa e kuptuar gjithe jeten.

Mes ketyre femijeve te ketij programi televiziv ndodhet edhe i etiketuari “taramelja”! Ketij femije te zgjuar e te mire i eshte vendosur nje damke qe do ta shoqeroje gjithe jeten! Tani ai ndoshta e pelqen, edhe familja e tij gjithashtu se i biri u be i famshem.

Po kur te rritet çdo te ndodhe? Ai mund te bullohet per kete shkak. Ka menduar njeri per kete? Thuhet se ky femije eshte i varfer dhe se i pikon shtepia. Po femijet e tjere ne ate program ne ç’kushte jetojne? Iu pikon shtepia edhe atyre?

Do te ndiqet situata e tyre social-ekonomike? Apo sa te mbaroje shoë do filloje perzgjedhja e femijeve per edicionin e radhes, me kenaqesine se ne kete sezon u arrit niveli i duhur i shikueshmerise.