MENU
klinika

Parashikimi

Surprizon moti, si pritet të jetë sot?

03.05.2019 - 08:19

Pas ditëve me reshje shiu, e sotmja pritet të jetë ndryshe.

Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sot temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 23 gradë, në vendet e ulëta, ndërsa nuk parashikohen reshje shiu në asnjë prej qarqeve të vendit.

TEMPERATURAT

Sot (e premte dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 20 °C

në vendet e ulëta: 8 / 23 °C

në vendet malore: 3 / 18 °C

ERA

Sot (e premte dt.03) pritet të forcohet në zonën bregdetare, ku për momente do të fryjë deri e fortë.