MENU
klinika

Nuk do ta besoni

Charlize Theron: Ju tregoj çfarë më bëri nënë më të mirë

03.05.2019 - 10:52

Charlize Theron ka bërë deklaratën e pabesueshme “Droga më bëri një mama më të mirë“. Aktorja foli hapur për kohën  e trazuar kur vendosi të jetonte si bohemiane dhe të konsumonte lloje të ndryshme drogërash, gjithsesi sipas saj narkotikët nuk e shtynë drejt depresionit në rastin e saj por e ndihmuan atë të ndihej më mirë.

Në intervistën e fundit për “Marie Claire”, ylli i kinemasë rrëfeu se kur ishte më e re, kishte një etje të pazakontë për të provuar gjithçka mund t’i dhuronte jeta dhe vetëm pasi provoi çfarë mundi, u ndje gati për të nisur një jetë më të qetë e për te krijuar familje.

Të 20-at ia kam dedikuar heqjes së fiksimeve, dëshirës për të eksploruar botën, për të provuar drogërat… të udhëtoja për 4 muaj drejt Turqisë vetëm me një çantë… kështu që i bëra që të gjitha dhe në kohën kur u bëra me fëmijë, isha me të vërtetë gati. Jam një nënë e kuptueshme dhe më e mirë se ç’mund të isha pa provuar të gjitha këto tha ajo.

43- vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, vajzës August, 3 vjeçe dhe djalit Jackson, 7 vjeç. Ajo pohoi se pas një dekade të shfrenuar në të 20-at, zgjodhi t’i dedikohej terapisë, për të luftuar pasojat e një fëmijërie aspak të zakontë.

Kujtojmë se Charlize është rritur në një familje ku babai ishte i alkoolizuar, ndërsa kur ishte vetëm 15 vjeçe dëshmoi vrasjen e të atit nga e ëma, e cila po vetëmbrohej pas sulmit të dhunshëm nga ana e bashkëshortit.