MENU
klinika

Vendimi

Vrasja në Bllok/ Gjykata liron me garanci pasurore Vis Martinajn

03.05.2019 - 18:15

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ditën e djeshme Ervis Martinajn kundrejt një garancie pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra, ndërsa ai po mbahej në burg për vrasjen e ndodhur në ish-bllok me 4 tetor të vitit të kaluar.

Prokurorët e çështjes e kanë kundërshtuar këtë vendim.

Lajmi mësohet nga burime të Prokurorisë dhe për këtë pritet që të ekzekutohet vendimi i dhënë nga Gjykata. Për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori nën hetim 8 persona.

Nga 8 të persona e marrë nën hetim, 4 prej tyre janë lënë të lirë me masën “detyrim paraqitje”, një tjetër me garanci pasurore, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim.

Për ngjarjen e rëndë të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato, janë shpallur në kërkim komandoja Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari.

Ervis Martinaj ishte i vetmi person që qëndronte në burg për vrasjen e 4 tetorit të 2018, ngjarje kjo e cila u shënua në ambientet e brendshme të lokalit në pronësi të Redi Poposkut.