MENU
klinika

Reagimi

Zuckerberg paralajmëron ndryshime në Facebook e Instagram

04.05.2019 - 11:37

Shefi i Facebook-t Mark Zuckerberg ka zbuluar një seri ndryshimesh që do të pësojnë platformat sociale, përfshirë Instagram-in dhe Whatsapp-in. 

Dizajni dhe tiparet e reja për këto aplikacione janë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave në masë për mënyrën se si firma i mbron të dhënat e përdoruesve.

Mark Zuckerberg tha se kompania planifikon të vërë privatësinë në plan të parë dhe pranoi se ka shumë për të bërë për të rindërtuar sërish besimin. Disa nga ndryshimet më të dukshme në produktet e firmës do të jenë:

Mesazhet e dërguara nëpërmjet Messenger-it do të jenë me paracaktim fund e krye të koduara, çka do të thotë se Facebook-u vetë nuk do të arrijë t’i shohë këto mesazhe dhe se gjithë platforma do të integrohet me WhatsApp-in.

-Instagram-i po provon një “numërim pëlqimesh privat”, veçori që “pëlqimet” që ka një postim do t’i fshehë nga shikuesit, por jo nga mbajtësi i llogarisë.

-Do të ketë një mënyrë të re “më kalimtare” për të ndarë përmbajtje nëpër mesazhe – ato nuk do të ruhen përfundimisht.

-Një shërbim pagese sigurie e WhatsApp-it i provuar në Indi  do të provohet dhe në vende të tjera më vonë këtë vit.

-Facebook-u po ridizenjohet për t’i qendërzuar në newsfeedgrupet e komunitetit.  Kjo do të fillojë në ShBA e më pas në vendet e tjera.

-Postimet në Instagram nuk do të jetë më e nevojshme që të fillojnë me foto a video. Do të shpërndahet përmbajtje edhe vetëm me tekst të thjeshtë, ikonëza ose vizatime falë opsionit të ri “create” të kameras.

“E ardhmja është private”, tha Mark Zuckerberg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”