MENU
klinika

Dita e dëshmorëve dhe dita pa makina

Zbardhet agjenda/ Çfarë ndodh nesër në sheshet e Tiranës?

04.05.2019 - 15:46

Bashkia e Tiranës do organizojë një sërë aktivitetesh në ditën e 5 Majit.

Krahas ceremonisë përkujtimore në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, në Tiranë më 5 maj do zhvillohet edhe dita pa makina.

Drejtorja e Rinisë në Bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kërxhalli thotë:

“Aktivitetet do të përqendrohen në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek Sheshi “Nënë Tereza”, dhe në Parkun e Liqenit.”

Panairi i bujqësisë dhe finalja e lojërave olimpike do të organizohet në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe në Sheshin Nënë Tereza.

Do ketë një performancë nga balerinë profesionistë, ku subjekti i kërcimit të tyre do t’i dedikohet Luftës Nacional-Çlirimtare dhe një muze të hapur dedikuar luftës së Dytë Botërore.”

Tek Pallati i Kongreseve do të jetë e vendosur një tjetër skenë, për korin e Liceut Artistik e dirigjuar nga dirigjentja e mirënjohur Suzana Turku.

Në këtë 5 Maj, në Sheshin “Nënë Tereza” mbahet Panairi i Ushtrisë, ku do të ekspozohen disa nga asetet e Forcave të Armatosura, përkatësisht të Forcës Ajrore, të Forcës Tokësore, të Forcës Detare, gomone dhe polumbarë, e mjete të tjera të detarisë.

Shefi sektorit të kontrollit të territorit, në Bashkinë e Tiranës, Toni Beni u bëri thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve.

“Ditën e diel do të ketë një bllokim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Nga ora 8:00 e mëngjesit, deri në orën 17:00, ky shesh do të jetë i bllokuar për lëvizjen e makinave. Gjithashtu, edhe rrugët ndërlidhëse, ose që ndërpresin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të bllokuara,”-tha ai.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!