“Vendi ynë është bekuar më së fundi me një periudhë prej katër vjet e gjysmë pa mosmarrëveshje zgjedhore”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rreth dy javë më parë, duke iu drejtuar një turme në Ankara.
“Tani është koha të largohemi nga të gjitha tensionet, të përqafojmë kundërshtarët tanë dhe të përqendrohemi në sfidat për ekonominë, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë”, shtoi ai, para se turma e mbledhur të shpërthente në duartrokitje ceremoniale.
Dy ditë më vonë dhe vetëm disa kilometra larg nga vendi ku ishte në podium presidenti turk, kreu i partisë më të madhe opozitare, Kemal Kiliçdaroglu, grushtohej nga një turmë nacionaliste, gjatë varrimit të një ushtari.
Turqia po luhatet mes dy realiteteve paralele: një periudhe elektorale e diskutueshme e cila i dha opozitës qendrat më të mëdha urbane të vendit dhe një periudhë të gjatë të stabilitetit.
Ndaj, në këtë sfond kontrastesh një grup gazetarësh grekë u ftuan në vendin fqinj nga Drejtoria e Komunikimit e sapo rinovuar e Presidencës Turke. Ishte një udhëtim kryesisht diplomatik, që synonte të nxiste mirëkuptimin e ndërsjellë. Në të njëjtën kohë, me vizitat e planifikuara në mediat pro-qeveritare – përfshirë TRT Botërore shtetërore dhe Daily Sabah, në pronësi të një prej aleatëve më të afërt të presidentit, vizita tregoi pikëpamjet e Turqisë për situatën e saj dhe pozicionin e saj në botë.
Pakënaqësia e Turqisë me qëndrimin e Evropës në negociatat e pranimit ishte evidente.
Kur erdhi moment për të folur për marrëdhëniet e Turqisë me Greqinë, ishin më miqësorë.
Terrorizmi u shfaq përsëri kur zyrtarët dhe gazetarët turq u pyetën rreth rekordeve të vendit lidhur me sulmet ndaj gazetarëve, sepse Turqia është në krye të listës së vendeve me më shumë gazetarë të burgosur, me Kinën në vendin e dytë. “Nëse një gazetar i New York Times ka bashkëpunuar me Shtetin Islam, a nuk do të burgoset?” Ishte përgjigja e sinqertë e një prej gazetarëve të Daily Sabah.
Kur, 17 vjet më parë, AKP erdhi në krye të politikës turke, votuesit i besuan premtimet e saj për drejtësi për myslimanët e devotshëm të harruar të vendit dhe, më e rëndësishmja, për zhvillimin ekonomik.
Aeroporti i ri i Stambollit, Xhamia e mrekullueshme Camlica dhe rizhvillimi i sheshit Taksim janë të gjitha megaprojektet që synojnë të demonstrojnë fuqinë e ekonomisë turke. Ndërkohë, gjatë javës së kaluar, lira turke goditi një nivel të ulët gjashtë mujor.
Presidenti turk ballafaqohet me një periudhë prej katër vjet e gjysmë pa konflikte zgjedhore. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ai do të vazhdojë të luftojë çdo zë kritik me fyerje dhe terrorizëm, ose nëse ai do të zgjedhë një rrugë pajtimi, zbutjeje dhe trajtimi bashkëpunues të një ekonomie me sfida të vazhdueshme.