Pas një mungese disi të gjatë në tregun muzikor, Luana Vjollca është rikthyer sërisht me këngën e saj më të re.
Pasditen e djeshme rreth orës 17:00, Luana publikoi këngën “Sonte”, që vjen në bashkëpunim me këngëtarin dhe solistin Ramadan Krasniqi
Ishte vetë këngëtarja që ndau bashkëpunimin e saj të ri me ndjekësit në Instagram, pak minuta pas publikimit të këngës në Youtube.
“Unë vdes për këngë që të përcjellin shumë energji pozitive & happiness .. Shijojeni”, ka shkruar ajo.
Luana ia ka besuar tekstin e këngës Filloreta Raçit, apo Fifi siç të gjithë ne e njohim.
Edhe pse shpesh e kritikojnë, Luana Vjollca nuk ka ndërmend të ndalet nga muzika duke sjellë një sërë bashkëpunimesh.