MENU
klinika

"Nuk sjellim vëzhgues"

Reforma Zgjedhore/ PD i përgjigjet prerë Kuvendit (LETRA)

06.05.2019 - 11:18

Partia Demokratike ka refuzuar të dërgojë përfaqësues në rolin e vëzhguesit në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ky vendim i PD-së erdhi në përgjigje të shkresës zyrtare të Kuvendit dhe një ditë para mbledhjes së parë të këtij komisioni.

Ky refuzim sipas PD vjen sepse e konsiderojnë komisionin e Reformës Zgjedhore njësoi si Parlamentin.

Pa legjitimitet dhe produkt të zgjedhjeve të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit“, bën me dije PD.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi shprehet se:

Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore.

Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare“.

Në përgjigjen e saj PD bën me dije se vendi ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhre, e cila duhet të realizohet e zbatohet vetëm në institucione apo parti që kanë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Personat, subjekt i hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/1/2017 të Prokurorisë për Krimet e Rënda, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi.”– thuhet në përgjigjen e PD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërsa priten protesta, vjen levizja surprizë e opozitës

A është vetingu i Bashës një atvrarje? Dhe pse duhet vlerësuar ai?