Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet më të thella familjes së efektives Zarife Hasanaj, e cila ndërroi jetë në Letoni, gjatë procesit për çmontimin e një mine.
Në një mesazh pas ngjarjes së rëndë ndodhur me ekipin e efektive shqiptarë që ndodheshin atje si kontigjent në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forëard Presence”, Presidenca thekson se Meta me hidhërim të thellë është informuar për ngjarjen tragjike të ndodhur me kontigjentin e Forcave të Armatosura.
Ngjarje, teksa në kuadër të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni, ka humbur jetën në krye të detyrës efektivja Zarife Hasanaj si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit, Major Klodian Tanushi, si dhe dhe Rreshteri Julian Kapaj.
“Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni”- shkruhet në mesazhin e kreut te shtetit.
Presidenti Meta po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj.