Ashtu siç informuam më herët, foshnja mbretërore lindi rreth orës 5:26 të mëngjesit të djeshëm dhe peshon pak më shumë se 3.2 kg.
Konfirmimi i lajmit erdhi me një post në faqen zyrtare Instagram të Dukës dhe dukeshës së Sussex.
“Foshnja mbretërore” dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.I porsalinduri është princi i parë me gjak afrikano-amerikan nga familja Windsor.”- shkruhet në njoftim.
Princ Harry ka folur për mediat e huaja dhe duket mjaft i lumtur, ai tha:
“Unë jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se Meghan dhe unë jemi bërë prindër këtë mëngjes , prindër të një fëmije shumë të shëndetshëm.
Jam tepër krenar për gruan time, dhe se si një grua mund të bëjë atë që bëni ju është përtej imagjinatës . Është diçka e jashtëzakonshme kjo eksperiencë, ne të dy ju jemi absolutisht mirënjohës për mbështetjen e të gjithëve ju, dhe jam në qiellin e shtatë“.
Ndërkohë bëhet me dije se George Clooney do të jetë kumbari i princit Harry dhe Meghan Markle.
Vetëm pasi Princi britanik, Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë, mediat filluan të spekulonin se kush mund të ishte kumbari i tij.
Sipas tabloidit The Sun, aktori George Clooney, ka lindur në të njëjtën ditë si princi i vogël.
Amal dhe George Clooney janë miq të ngushtë me Harryn dhe Meghanin dhe u tha më parë se ai mund të pagëzonte fëmijën e ri mbretëror.
Jessica Malruni, shoqja më e mirë i Meghanit, vajzat e të cilës ishin shoqëruese të nuses, është gjithashtu në mesin e kumbarëve të mundshëm, raporton The Daily Mail.
Gjithashtu përmenden edhe emra si Lindsey Rot, shoqja e Meganit nga ditët e studimeve, por edhe edhe Serena Williams, ndërsa Harry flet për të afërmit si kumbarët e mundshëm.
Kujtojmë se fëmija i sapoardhur në jetë nuk do të mbajë titullin “Madhëria e tij”.
E gjithë kjo pasi që foshnja e dyshes nuk është zyrtarisht anëtar i familjes mbretërore, pavarësisht se është i shtati në radhë për fronin mbretëror.
Statusi “Madhëria Juaj” vjen pas dy gjeneratash mbretërore, me përjashtim të fëmijëve të Dukës William.
Theksojmë se Mbretësherash Elizabeth II kishte dekretuar më parë me këtë titull dy fëmijët e Princit William dhe dukeshës Kate Middleton – Princesha Charlotte dhe Princi Louis.
Ndrërkohë, ky status i djaloshit mund të ndryshojë vetëm nëse do të ndërhyjë Mbretëresha e Britanisë së Madhe.