MENU
klinika

Video

Reagimi i babait të Meghan Markle pas lindjes së nipit

07.05.2019 - 15:38

Edhe pse emri i tij nuk u përfshi në njoftimin zyrtar të princit Harry për lindjen e fëmijës së tij të parë me Meghan Markle, Thomas Markle vendosi të flasë publikisht pas lindjes së nipit, duke bërë urime të përzemërta në drejtim të gjithë familjes mbretërore.

Zoti e bekoftë fëmijën, jam mëse i lumtur që si nëna, ashtu edhe fëmija janë mirë”, u shpreh 74-vjeçari në një deklaratë për shtyp.

Urimet e mia shkojnë për vajzën time të dashur, Dukeshë Meghan-in dhe për princin Harry dhe Zoti e mbrojttë mbretëreshën!”

Në njoftimin zyrtar të Pallatit të Sussex-it, ku u dha lajmi i shumëpritur për lindjen e fëmijës një javë më vonë nga data e parashikuar, Thomas Markle nuk u bë pjesë. Kurse ish-bashkëshortja e tij Doria pra, mamaja e Meghan-it, po. Doria ndodhet aktualisht pranë bijës së saj në shtëpinë e çiftit në Windsor.

Njoftimi:

Mbretëresha, Duka i Edinburgh-ut, princi i Wales-it, Dukesha e Cornwall-it, Duka dhe Dukesha e Cambridge-it, Zonja Jane Fellows, Zonja Sarah Mccorquodale dhe Earl Spencer janë informuar dhe janë shumë të lumtur për lajmin.

Nëna e Dukeshës, Doria Ragland, e cila është tejmase e gëzuar nga ardhja në jetë e nipit të saj të parë, ndodhet me Lartmadhëritë në Vilën e Frogmore-it. Lartmadhëria e saj dhe fëmija i saj, janë të dy mirë.

Kujtojmë se vitin e kaluar, gjatë martesës Meghan Markle me princin Harry, Thomas Markle supozohej ta shoqëronte të bijën në altar por sipas njoftimit zyrtar, diçka e tillë nuk do të ndodhte për shkak se ai “duhet të fokusohej tek çështjet e shëndetit”.

Ka patur disa raste në të cilat Thomas, ish- drejtor ndriçimi në filmat e Hollywood-it, ka kërkuar publikisht të komunikojë me të bijën, marrëdhëniet me të cilën nuk kanë qenë aspak të mira.

Madje, në intervistën e tij të fundit për “Good Morning Britain” në dhjetor, ai u shpreh se e bija është tip “shumë kontrollues”, por pavarësisht kësaj ajo “nuk ka qenë kurrë e pasjellshme”.

Megjithatë, në të kaluarën Thomas nuk është treguar kaq diplomatik në intervistat ku ka folur për të bijën.

E gjitha nisi në fazat e para të lidhjes së Meghan me princin Harry, kur siç tha, ia kishte bërë Harry-t të qartë se “nuk do të ngrinte dorë mbi të bijën”. Më pas, përshkallëzoi duke e konsideruar pallatin mbretëror britanik një shtëpi për gra të kontrolluara nga burrat.

Më pas, ai u shpreh për “DailyMail” se e bija “nuk do të ishte asgjë pa mua. Unë e kam bërë atë Dukeshën që është sot. Çdo gjë që është Meghan sot, është prej meje.

Ajo as që më flet sot, a ka më të ftohtë se kaq?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN