Sekretari i Shtetit Mike Pompeo anuloi një udhëtim të planifikuar në Gjermani, ku ai do të takohej me kancelaren Angela Merkel “për shkak të çështjeve të ngutshme”, tha të hënën Departamenti i Shtetit.
Asnjë arsye nuk ishte dhënë për anulimin. Gazetarët që po udhëtonin me Pompeon nuk u ishte thënë se ku do të shkojnë më pas dhe ishin paralajmëruar se nuk mund të raportonin nga vendi ku do të shkojnë deri pas largimit.
Zyrtarët rusë thanë, ndërkohë, se Pompeo pritet të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në qytetin Soçi të Rusisë, më 14 maj.
Sekretari do të takohej të martën me Merkelin dhe me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas për “çështje me interes të përbashkët”, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Sirinë, sipas Departamentit të Shtetit.
Zyra e Maas tha në një deklaratë të martën se ai kishte folur me Pompeo me telefon dhe se të dy “ranë dakord të gjejnë shpejt një datë të re për një takim”.
Ndryshimi i papritur i orarit vjen dy ditë pasi Pentagoni vendosi një forcë bombarduese në Lindjen e Mesme për ti dërguar mesazh Iranit, të cilit administrata e Trump kohët e fundit po i bënte presion.
Anulimi gjithashtu në një kohë kur Presidenti Donald Trump po kërkon kujdes nga këshilltarët e lartë për ndërhyrjen ushtarake të mundshme të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, ku një betejë për pushtet është intensifikuar kohët e fundit.
Javën e kaluar, Pompeo i tha Fox News se “veprimi ushtarak është i mundur. Nëse kjo është ajo që kërkohet, këtë do të bëjë Shtetet e Bashkuara”. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të dielën se presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro nuk mund të “jetë pjesë e së ardhmes së Venezuelës”.
Në një intervistë me ABC, Pompeo tha se “Maduro është në pushtet për momentin, por ai nuk mund të qeverisë”. Duke përmendur “varfërinë e madhe, urinë e madhe” të Venezuelës dhe mungesën e ilaçeve për fëmijët e sëmurë, Pompeo tha “ky nuk është dikush që mund të jetë pjesë e së ardhmes së Venezuelës”. “Nëse ky ndryshim ndodh sot apo nesër ose pas një jave, kjo nuk mund të parashikohet,” vazhdoi Pompeo.
Në udhëtimin e tij, Pompeo ishte vendosur të udhëtonte për në Londër, Rovaniemi, Finlandë dhe Nuuk, në Grenlandë, përveç ndalesës tashmë të anulluar në Berlin.