MENU
klinika

Detajet

Tsipras shpall datën e zgjedhjeve, ja kur do të mbahen

08.05.2019 - 09:56

Kryeministri grek Alexs Tsipras ka zbuluar datën se kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vend.

Përmes një deklarate për mediat ai ka shpallur një paketë masash lehtësuese, me karakter të përhershëm, është referuar dhe në datën e zgjedhjeve parlamentare.

Tsipras gjatë konferencës për shtyp është shprehur se këto masa përbëjnë një tregues të rritjes së ekonomisë greke.

“Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në fillim të muajit tetor 2019, sikurse ka qenë gjithnjë në programin e qeverisë”, kështu është shprehur Tsipras gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp.

Në paketën e masave lehtësuese përfshihet ulje e TVSH, ulje tatimore, asistenca ekstra për pensionistët dhe shtresën e varfër, subvencionime për sigurimet shoqërore, si dhe shlyerje para afatit e kredive të shtrenjta të Fondit Ndërkombëtar Monetar.

Ndërkohë kujtojmë që Greqia ka hyrë në një periudhë të zgjatur elektorale.

Nisur nga kjo zgjedhjet për pushtetin lokal do të zhvillohen së bashku me ato europarlamentare më 26 maj.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi