05.09.2018 - 18:40
Pas një sezoni si protagonist te Skënderbeu, sulmuesi nga Gambia, Ali Sowe u rikthye këtë verë te italianët e Chievo-s, të cilët disponojnë edhe kartonin e tij. Gjithsesi veronezët nuk i garantuan dot hapësira në skuadrën e parë dhe vendosën ta huazojnë sërish, këtë herë në kampionatin bullgar.
Mediat italiane raportuan se Sowe do t’u bashkohet gjigantëve bullgarë të CSKA-së së Sofjes, pasi kampionati atje nuk e ka mbyllur ende merkaton.
Sulmuesi 24-vjeçar shënoi 21 gola për skuadrën korçare në kampionatin e kaluar, duke marrë edhe “Këpucën e Artë”. Ai kërkohej nga disa ekipe në Kategorinë Superiore në Shqipërinë, por nuk ka preferuar asnjërën prej tyre.