MENU
klinika

Detajet

Grusht shteti në Mal të Zi, merret vendimi për të akuzuarit

09.05.2019 - 14:01

“Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i dhunshëm i pushtetit në Mal të Zi”, kështu tha kryetarja e gjykatës, Suzana Mugosha.

Gjykata e Lartë në Podgoricë i shpalli fajtorë 14 personat e akuzuar për planifikimin e rrëzimit të dhunshëm të Qeverisë Malazeze në tetor të 2016 .

Ky grusht shteti dyshohet se u bë për parandalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Autoritetet malazeze thonë se nacionalistë serbë dhe rusë kanë bërë komplot për të pushtuar parlamentin gjatë zgjedhjeve parlamentare, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanovic dhe për të instaluar një udhëheqësi pro-ruse.

Të shpallurit fajtorë përfshijnë dy udhëheqës të opozitës pro-ruse malazeze, një tjetër malazez, nëntë shtetas të Serbisë dhe dy rusë që janë gjykuar në mungesë.

Prokurorët kanë akuzuar dy oficerë të inteligjencës ushtarake ruse për organizimin e grushtshtetit të dyshuar.

Kremlini ka mohuar se “mekanizmat shtetërorë rusë” kanë qenë të përfshirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN