“Avengers: Endgame” mund të bëhet filmi më i parë në historinë e kinemasë. Aktualisht ka kaluar në arkëtime “Titanic” dhe po vrapon drejt “Avatar“.
Kapitulli i 22-të i sagës së shtëpisë “Marvel” ka arkëtuar mbi 2.2 miliardë dollarë dhe i duhen edhe 500 milionë për të arritur “Avatar”, që në vitin 2009 arkëtoi rreth 2.7 miliardë dollarë.
Pas kësaj arritjeje erdhi edhe reagimi i regjisorit të “Titanic”, legjendarit James Cameron:
“Për të gjithë njerëzit në ‘Marvel’…Një ajsberg mbyti Titanikun e vërtetë.
Iu desh “Avengers’ që t’a mbys. Çdokush në ‘Lightstorm Entertainment’ iu përgëzon për arritjen e jashtëzakonshme.
Na treguat se industria e filmit jo vetëm që është gjallë, por është më e madhe se kurdoherë”.