Alban Skënderaj i lumtur mban Miriamin në shpinë: Përjetësia vlen më pak se një ditë me ty.
Çifti i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ata kanë zgjedhur ishujt luksozë të Maldiveve, për të kaluar disa ditë jo-produktive nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të vajzës së tyre të vogël.
Herë pas here, dyshja kanë ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga pushimet, duke treguar çastet e bukura që po kalojnë së bashku.
E tillë është fotografia e fundit që Albani ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqet i buzëqeshur teksa mban mbi shpinë bashkëshorten e tij.
Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtari është bërë tejet romantik duke e shoqëruar fotografinë me fjalët ” Përjetësia vlen më pak se një ditë me ty”.
Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet e fansave, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar për harmoninë që ata gëzojnë me njëri-tjetrin.