MENU
klinika

Tensionohet situata

Protestuesit i vënë flakën kryeministrisë, hedhin bomba molotov

11.05.2019 - 19:27

Protesta e opozitës ka nisur dhe situata te Kryeministria është tensionuar.

Janë shënuar përplasjet e para të protestuesve me forcat e policisë.

Ata kanë arritur të çajnë kordonin policor, ndërkohë që ndaj godinës së kryeministrisë janë hedhur lëndë plasëse molotov.

Si rezultat i bombave molotov, në derën e kryeministrisë është nndezur edhe një zjarr.

Në drejtim të Kryeministrisë është hedhur edhe bojë dhe gurë të shumtë.