MENU
klinika

Rrëfimi tronditës

Ylli i United: Mund të më kishin prerë këmbën

05.09.2018 - 22:31

Një rrëfim që ka tronditur jo pak ambientin e “Djajve të kuq”, por edhe gjithë Anglinë. U konsiderua si një konferencë e zakonshme për shtyp, përpara ndeshjes së radhës së përfaqësueses së Anglisë, por futbollisti i Manchester United, Luke Shaw ka bërë lajm me deklaratën e tij.

Mbrojtësi,që është grumbulluar për angazhimet me kombëtaren e Anglisë, ka rrëfyer një episod shumë të vështirë në karrierë, kur ka rrezikuar që t’i presin këmbën e djathtë vetëm tre vite më parë, në 2015 kur vuajti një frakturë të dyfishtë.

Luke shaw dhe mourinho
Luke shaw dhe mourinho

“Gjashtë muaj pas dëmtimit tim, që sikurse mund ta mbani mend ishte një frakturë e dyfishtë, doktorët më informuan se ekzistonte rreziku i amputacionit, apo sikurse thuhet ndryshe, prerjes së këmbës, për shkak të disa mpiksjeve në këmbë.

Shenjat e qepjeve ndodhen ende të dukshme në këmbë. Ishte e domosdoshme të nënshtrohesha operacioneve të tjera kirurgjike për të zhvendosur ato përqendrime gjaku”, – deklaroi futbollisti Luke Shaw, i cili tashmë e ka kaluar këtë dramë.