MENU
klinika

Parashikimi

Reshje shiu dhe shtrëngata? Mësoni si pritet të jetë moti gjatë ditës

13.05.2019 - 08:30

Ditën e sotme priten reshje në të gjithë territorin. Sipas asaj që parashikon IGJEUM në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë mesatare.

RESHJET

Sot (e hënë dt.13) priten reshje në të gjithë territorin. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë mesatare, në qarkun Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të jenë mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Sot (e hënë dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 18 °C
në vendet e ulëta: 10 / 19 °C
në vendet malore: 6 / 13 °C

ERA

Sot (e hënë dt.13) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe Jug të vendit.