MENU
klinika

Në "sitën" e Vetting-ut

Vendimi i KPK për kreun e Prokurorisë Pogradec

13.05.2019 - 10:32

Prokurori Sotir Kllapi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kllapi është drejtues i Prokurorisë së rrethit të Pogradecit.

Trupa gjykuese e përbërë nga treshja Lulzim Hamitaj, Roland Ilias dhe Firdes Shuli deklaruan konfirmin e prokurorit në detyrë.

Kështu Kllapi ka kaluar me sukses procesin e Vettingut pasi ka rezultuar i pastër.

Sotir Kllapi në vitin 2009 ka qenë prokuror në Prokurorinë Tiranës, ndërsa më tej ka lëvizur në Prokurorinë e Fierit dhe më pas në atë të Durrësit.

Ndërsa që prej vitit 2014 ai është prokuror pranë Prokurorisë së rrethit Pogradec.