MENU
klinika

Flet ministri serb

Daçiç: Kosova nuk është gati për marrëveshje

13.05.2019 - 19:30

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë akuza të reja në drejtim të Kosovës.

Daçiç tha se Serbia dëshiron një marrëveshje pa pranuar zgjidhjet e tyre të njëanshme, por sipas tij Prishtina nuk është gati për këtë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga Akademia Diplomatike në Vjenë, Daçiç tha se Beogradi dëshiron një kompromis, i cili, merr parasysh interesat serbe dhe shqiptare.

“Për Serbinë, Kosova është vendi qendror për historinë kombëtare, Serbia është formuar në Kosovë, ku ishte kryeqyteti i parë serb, Prizreni në të cilin jetonin 10,000 serbë në 1991, sot në të jetojnë 23 serbë. Sot në Prishtinë jetojnë 40,000 serbë. Ky është legalizimi i spastrimit etnik të serbëve nga territori i Kosovës dhe Metohisë.

E drejta ndërkombëtare nuk mund të bazohet nëse është apo jo një anëtar i BE-së, apo nëse një vend është në marrëdhënie të mira me fuqitë e mëdha apo jo”, theksoi Daçiç. “Disa vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe mendojmë se ky është një gabim i madh, pasi kjo nuk duhet të ndodhë para se të arrihet një marrëveshje”, theksoi Daçiç.

Ministri Serb ka shtuar se Serbia pranon se në Srebrenicë ishe kryer krim, por është kundër politizimit të gjenocidit afatgjatë.

Në lidhje me integrimin e Serbisë në BE, Daçiç shtoi se askush nuk mund të thotë saktësisht nëse Serbia do të bëhet anëtare e deri në vitin 2025.

Ai tha se Serbia do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj, administrativisht dhe politikisht në drejtim të reformave që të jetë gati për anëtarësim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Inaugurimi i Pendarovskit

Thaçi e Vuçiç takohen në Shkup