MENU
klinika

Parashikimi

Shi dhe shtrëngata? Mësoni si pritet të jetë moti sot

14.05.2019 - 08:36

Edhe dita e sotme parashikohet me reshje në të gjithë vendin, ndërsa qarqet me sasinë më të madhe priten të jenë Korça, Gjirokastra dhe Vlora.

Sipas asaj që parashikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit reshjet do të jenë në formë shtrëngate në të gjithë vendin.

RESHJET

Sot priten reshje në të gjithë territorin. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë mesatare. Në qarkun Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të jene intensive. Në të gjitha qarqet reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 19 °C

në vendet e ulëta: 9 / 20 °C

në vendet malore: 6 / 14 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.