Jo pak emra me origjinë shqiptare po kapin majat e suksesit në botë përmes hiteve që kryesojnë Top listat botërore.
Duke nisur nga Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Ava Max së fundmi duket se këtij vargu i shtohet edhe një emër tjetër. Kësaj here i gjinisë tjetër.
Edward Skera është një tjetër artist që po tejkalon kufinjtë e Shqipërisë me talentin e tij.
Ai ka lançuar pak kohë më parë në bashkëpunim me EMIAH hitin më të ri “Lovin ‘Me” i cili po korr sukses në Europë dhe jo vetëm.
Duke u nisur nga klikimet dhe dëgjueshmëria e kësaj kënge së fundmi mund të themi se “Lovin Me” është një hit tjetër konkurues për sezonin veror.
Kujtojmë se pak javë më parë, Edward Skera u rendit në vendin e shtatë në botë, në prurjet e reja të platformave online.