MENU
klinika

Francezi i Manchester United

Tronditet merkatoja europiane, Paul Pogba drejt Barcelonës

01.08.2018 - 12:57

Një lajm që ka trazuar merkaton europiane vjen nga Italia. “Tuttosport” shkruan se Eric Abidal do të takohej me Paul Pogba në Beverly Hills (Los Angeles) për të testuar mundësitë e nënshkrimit të tij për katalanasit.

Arsyeja sekrete për udhëtimin e Abidal në turneun e SHBA do të ishte asgjë më shumë se sa të takohej me mesfushorin francez të Manchester United, në ditët e fundit të pushimeve të tij në Los Angelos.

Takimi ishte më shumë se mes dy shokësh të vjetër, që pinë një kafe në Beverly Hills, ku qëndroi ekspedita e Barçës, veçanërisht në hotelin “Beverly Wilshere”.

Takimi nuk ndodhi në ndonjë nga hotelet e tjera luksoze në zonë, por, me dëshirën e shprehur të Abidal, u zhvillua në një vilë private, të vetëdijshëm se lojtari kampion bote mund të ishte i ekspozuar ndaj ndonjë sanksioni për kontakte me klube të tjera, kur është në kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq”.

Në informacionin e “Tuttosport” shtohet se Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United. Marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinho është më e keqja.

Prandaj, ai që ishte transferimi më i shtrenjtë në histori para se Neymar të kalonte te PSG, verën e vitit të kaluar, teksa klubi nga “Old Trafford” pagoi shumën rekord të 120 milionë eurove, nuk dëshiron të qëndrojë me të.

Juventusi, klubi i tij i mëparshëm, dëshiron ta marrë atë, por duhet të shesë Pjanic për të gjeneruar para, pas disbursimit të madh, të bërë për afrimin e Cristiano Ronaldos kësaj vere.

Sipas gazetës torineze, Barcelona ka një avantazh të dukshëm për të ndërmarrë nënshkrimin e Paul Pogba, lojtar i cili triumfoi me Francën në “Rusia 2018”.