Xhirimet për filmin e ardhshëm të James Bond janë pezulluar pasi aktori Daniel Craig dëmtoi kyçin e këmbës.
Jo në pak raste ndodhin incidente të tilla të cilat pengojnë xhirimet dhe këtë herë ky është fati i yllit të James Bond.
Raportohet se aktori pësoi lëndime ndërsa po xhironte skenat për Bond 25 në Xhamajka.
Sipas The Sun, filmimi në Pinewood Studios në Londër, i cili ishte planifikuar për këtë fundjavë, është anuluar.
“Ai ishte duke vrapuar gjatë xhirimeve kur rrëshqiti dhe u rrëzua,”-tha burimi. “Daniel kishte shumë dhimbje dhe po ankohej për kyçin e këmbës. Ai u zemërua për atë që ndodhi dhe hodhi xhaketën në tokë i frustruar.”
Nuk ka informacione se kur do rinisin xhirimet.