“Nuk ka më kohë për të humbur. Asgjë nuk do ta pengojë në rrugën drejt Europës”.
Kështu deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha në konferencën e pasdites me gazetarët, 24 orë pas protestës së opozitës.
Ai iu ka thënë ‘po’ ndërkombëtarëve që duan të negociojnë për zgjidhjen e krizës në vend por kushti i tij i përsëritur është largimi i Edi i Ramës, që e sheh si ccelësin që i hap rrugën procesit politik.
“Populli dhe opozita do ta vazhdojnë këtë betejë deri në fitore.
Gjatë 24 orëve të fundit jam njohur me angazhimin e miqve dhe partnerëve strategjikë për të ndihmuar Shqipërinë të dalë nga kjo krizë e thellë, shkaktari i kësaj krize nuk është mjaftuar me kaq por përpiqet që këtë destabilizim ta shtrijë edhe në rajon.
Iu kam komunikuar se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politikë me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t’iu kthyer shqiptarëve sovranitetin e marrë peng nga një qeveri ilegjitime dhe parlament ilegjitim.
Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik”, theksoi kreu i PD.