Që merkato e ardhshme e verës do të jetë më aktive se kurrë, tani nuk ka më dyshime.
PSG dëshion të jetë protagoniste edhe në këtë afat kalimtar veror. Trajneri Tuchel u ka kërkuar drejtuesve përforcime pasi edhe pse ka në dispozicion një ekip yjesh, Parizienët nuk kanë shumë alternativa në stol.
Mediat e huaja raportojnë se përveç Edison Cavanit, largimi i të cilit është thuajse i sigurt, në dalje të ekipit është edhe Neymar.
Braziliani u transferua me shumë bujë në Paris, por sezoni i fundit duket se e ka mërzitur së tepërmi numrin 10.
Tekniku i kampionëve të Francës nuk dëshiron të ngelet ‘thatë’ në repartin ofensiv dhe ka piketuar menjëhere dy zëvendësues nga Premier League.
Në krye të listës së Parizienëve qëndrojnë sulmuesi brazilian i Liverpool, Roberto Firminho si dhe sulmuesi i Arsenal, Piere Emerick Aubameyang.
Për sulmuesin e ‘Topçinjve’, kampionët e Francës do të ketë konkurrencë të fortë me Realin e Madridit që është i gatshëm të ofrojë deri në 75 milionë euro.
Aspak e lehtë nuk ngelet dhe tratativa për Firminhon. Braziliani 28-vjeçar firmosi një kontatë 5-vjeçare me Liverpool në vitin 2018 dhe largimi i tij nga “The Reds” për momentin duket i vështirë.
Megjithatë, edhe pse këto operacione në dukje janë të vështira, Parizienët me fuqinë financiare që disponojnë, kanë treguar se mund të transferojnë çdo objektiv.