Milani duket se e ka humbur durimin me trajnerin Genaro Gattuso dhe ka filluar nga puna për të gjetur një zëvendësues të italianit.
Administratori i deleguar i kuqezinjve duket se ka vendosur ta marrë vetë në dorë situatën ndaj ka planifikuar një takim në Londër me Maurizio Sarri-n në orët e ardhshme.
Marrëdhënia mes Sarrit dhe drejtuesve të Chelsea mësohet të jetë tensionuar edhe më shumë pas dëmtimit të Loftus-Cheek në miqësoren ndaj New England Revolution, e kërkuar nga presidenti Abramovic.
Pavarësisht nga rezultati i finales së Europa League, Sarri pritet të shkarkohet në fundin e sezonit dhe Gazidis ka vendosur të përfitojë nga kjo situatë, duke shkuar në Londër për t’i prezantuar teknikut italian projektin e ri të kuqezinjve, në të cilin ish-trajneri i Napoli-t do të ishte i përfshirë edhe në zgjedhjet e ardhshme të merkatos.
Teksa Roma është në pritje të një përgjigjeje nga ana e Gasperini-t zgjedhja e tyre e parë, Milan-i do t’i ofrojë një kontratë trevjeçare me 3 milionë euro në sezon Sarri-t, i cili është gjithnjë dhe më shumë afër stolit të klubit milanez.