MENU
klinika

Nuk u dëgjua asnjë fjalë shqip

Shqipëria në Eurovizion, pa përfaqësim nga shtypi

17.05.2019 - 12:14

Besoj se si të gjithë e ndoqën natën e dytë të Eurovision Song Contest dheu vu re që Shqipëria u kualifikua për në finalen e madhe.

Ndërkohë u mbajt konferenca për shtyp me të kualifikuarit dhe gazetarët nga e gjithë bota.

Sipas moderatorit u tha që ishin të pranishëm gazetar nga shteti i kualifikuar dhe gjitahtu nga shtypi ndërkombëtar.

Kur erdhi radha e Shqipërisë moderatori tha që “Albania has no (press) presence.“, që do të thotë “Shqipëria nuk ka përfaqësim (nga shtypi).

Ky përbën një fakt të trishtë, nëse kujtojmë se kur bëhet fjalë për gjuhën amtare dhe nacionalizmin, ne jemi një popull që e egzagjerojmë me ato që shperehim.

Ndërsa në rastin e festivalit të Eurovision, i cili ndiqet nga 200 milionë shikues, nuk ka asnjë person në rrethin e gazetarëve që të drejtojë një pyetje dhe të flasë shqip.

Ndërkohë kujtojmë se shteteve si Maqedonia, Bjellorusia, Azerbajxhani nuk i mungonin gazetarët.