Ndërron jetë arkitekti i piramidës së Luvrit I M Pei.
I M Pei, arkitekti i shumë ndërtesave duke përfshirë piramidën e qelqit jashtë Luvrit në Paris, ndërroi jetë në moshën 102 vjeçare.
Familjarë, miq e të njohur do ta kujtojnë atë gjithmonë falë punës së tij.
Shumë struktura ikonike në mbarë botën që mbajnë firmën e tij. I.M Pei konsiderohet se ka kontibuar më shumë se çdo arkitekt i gjeneratës së tij, për ta popullarizuar modernizmin.
Projektimet e Pei-it janë të njohura për gjeometrinë e saktë, sipërfaqet e rrafshta dhe drita natyrore.
Ai vazhdoi të punonte mirë në pleqëri, duke krijuar një nga kryeveprat e tij më të famshme – Muzeun e Artit Islamik në Doha, Katar – në të 80-tat e tij.
Pak kritikë do ta konsideronin Pein projektuesin më origjinal të kohës së tij.
Pei ishte tejet i aftë në rafinimin e gjeometrisë ordinere të modernizmit dhe prezantimin e një gjeometrie më të veçantë tek klientët e fuqishëm dhe një publik skeptik.