Keanu Reeves zbulon fiksimin pas Sandra Bullock. Aktori ka zbuluar për herë të parë se ka qenë i fiksuar pas aktores Sandra Bullock.
I ftuar në emisionin e “Ellen Degeneres”, aktori ka treguar për herë të parë se i pëlqente shumë kolegia e tij dhe shkonte me qejf në punë, gjatë xhirimeve për filmin “Speed”.
Në fillim ishte moderatorja Ellen që zbuloi se Sandra e pëlqente aktorin, por Keanu zbuloi se edhe ai e pëlqente dhe nuk i kishte thënë asgjë asaj.
Keanu: “As ajo nuk e dinte që edhe unë e pëlqeja atë!”
Ellen: “Nuk më besohet që ju të dy e keni pëlqyer njëri-tjetrin dhe kishit frikë!”
Keanu: “Ne po punonim!”
Ellen: “Po ka edhe njerëz të tjerë që punojnë. Nuk ke pasur ti ndonjë romancë me dikë që ke bërë një film?”
Keanu: “Hmmmm”
Ellen: “Më duket si po!”
Keanu ka luajtur në dy filma me Sandra Bullock “Speed” në vitin 1994 dhe “Speed 2” në 1997-n, dhe ndonëse u përfol për një film të tretë së fundi, kjo nuk ka gjasa të ndodhë.