MENU
klinika

Arsyeja, një tjetër dasmë

Princi Harry shfaqet 12 ditë pas lindjes së djalit

18.05.2019 - 16:28

Princi Harry lë Meghanin me Archien e vogël në shtëpi, dhe shoqëron Princeshë Anne në martesën mbretërore të kushërirës.

Mbretëresha Elizabetë, Princi Philip, Duka i Sussex-it, Princesha Anne dhe Middletons udhëhoqën ardhjen e miqve dhe kolegëve të nuses mbretërore, Zonjës Gabriella Windsor dhe dhëndërit Thomas Kingston për martesën e tyre ditën e sotme.

Sipas DailyMail, Princi Harry u shfaq vetëm 12 ditë pas lindjes së djalit të tij, Archie.

Ai mbërriti në dasmë i shoqëruar nga Princesha Anne, e cila është e martuar me vëllain e Gabriellës, Lordi Frederick.

Harry u shoqërua gjithashtu nga xhaxhai dhe tezja e tij, Earl e Wessex në martesën e kushërirës së tij, që po mbahet në Pallatin Wisdor.

Mbretëresha u largua në një makinë me Princin Philip kur Duka i Edinburgut bëri një paraqitje të rrallë publike pas daljes në pension të tij në vitin 2017.

Pjestarët e familjes mbretërore të cilët mbanin  kapele sot përfshinin Sarën, Dukeshën e Yorkut me ish-bashkëshortin e saj, Princin Andrew dhe vajzën e tyre, Princeshën Beatrice me të dashurin e saj Edoardo Marpelli Mozzi.

Pippa Middleton, e cila është kunata e Princit William u shfaq gjithashtu mjaft tërheqëse.

Kujtojmë se kjo është martesa e tretë mbretërore brenda një viti.