Bayern Munich është rishpallur kampion i Gjermanisë.
Bavarezët triumfuan ndaj Eintracht Frankfurt në një sfidë të mbushur me spektakël, gola si dhe emocione në ndeshjen e lamtumirës se dyshes historike Robben-Ribery.
Sfida përfundoi 5-1 ku vendasit i lanë shumë pak shpresë Dormundit që priste një hap fals për të fituar titullin kampion.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e bavarezëve pas golit të shpejtë të Coman në minutën 4’.
Fraksioni i dytë i lojës kishte rezervuar të gjithë golat dhe pas barazimit nga Haller (50’), Alaba riktheu avantazhin 3 minuta më pas ndërsa Sanchez shënoi të tretin pas 5 minutash (58’).
Frank Ribery dhe Arjen Robben i dhanë lamtumirën në mënyrën perfekte Bayernit.
Francezi shënoi një super gol në minutën e 72’ ndërsa Robben vulosi fitoren e vendasve.
Përveç triumfit në kampionat, ndeshja e fundit në “Allianz Arena” ishte tepër e veçantë për tre nga yjet dhe senatorët e ekipit bavarez, ku mbrojtësi Rafinha dhe mesfushorët Ribery e Robben u larguan pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme.
Ky ishte titulli i 7-të radhazi për kampionët e Gjermanisë dhe i 29-i në historinë e klubit.
Nga ana tjetër, Dortmund shpresoi dhe triumfoi në derbyn ndaj Monchengladbach por fitorja vlejti sa për statistikë.
Verdhezinjtë triumfuan 0-2 me golat e Sancho dhe Reus respektivisht në minutat 45’ dhe 54’.
Pavarsisht sezonit të mirë, ekipi i Favre nuk mundi të bënte asgjë më shumë duke u renditur të dytët në këtë edicion të Bundesliga.