MENU
klinika

Bardhezinjtë në pritje

Lippi zbulon tërthorazi trajnerin e ri të Juves!

20.05.2019 - 20:59

Trajneri që shpalli Italinë Kampione Bote, Marcelo Lippi zhvilloi një takim me Massimiliano Allegrin, teksa në përfundim foli për mediat mbi këtë vendim. 

“Është mbyllur një cikël, për arsye që nuk i di ende. Drejtuesit vendosën kështu dhe nuk ka asgjë për të fantazuar. Emri i trajnerit të ri nuk ka dalë ende në skenë, por të mos harrojmë që ka ende kompeticione pa përfunduar”, tha Lippi.

Mediat italiane nisën menjëherë aludimet se trajneri i ardhshëm i Bardhezinjve do të jetë njëri mes Maurizio Pochettinos dhe Maurizio Sarrit, të cilët punojnë respektivisht për  Tottenham dhe Chelsea.

Spurs dhe Blutë e Londrës luftojnë për dy trofetë europianë ku Chelsea do të përballet me Arsenalin në finale të Europa League, ndërsa Tottenham do të përballet me Liverpool për trofeun e Champions League.

Nga ajo që la të kuptohej Lippi, njëri prej Sarri-t dhe Pochettio-s do të marrë drejtimin e bardhezinjve në fund të sezonit.

Pochettino ka paralajmëruar se pas finales së Championsit, do të largohet nga Tottenhami, pasi ka ardhur koha që të kërkojë motivime të reja, ndërsa Sarri nuk është se gëzon marrëdhënie të mira me drejtuesit e Chelseat dhe mund të shkarkohet pas finales së Europa Leagues.