MENU
klinika

"Pa e hequr këtë merak..."

Krizë serioze në vend? Meta: Nuk jam i qetë!

22.05.2019 - 11:47

Presidenti Meta ka deklaruar sot në mënyrë të prerë se duhet t’i bëhet e qartë kujtdo se Kushtetua nuk mund të shkelet nga askush.

Meta theksoi se fakti që vendi sot është pa Gjykatë Kushtetuese është alarmant.

Gjithashtu kreu i shtetit lëshoi kritika të forta në drejtim të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Ai tha se në lidhje me krizën politike në vend po bën aq sa mundet, por shprehet se nuk mund të ulë në një tryezë Ramën dhe Bashën.

Fjala e presidentit Meta:

Kemi një krizë serioze në vend që nuk mund t’i shmangemi, jemi vend i NATO dhe kemi detyrim të garantojnë stabilitet e siguri të brendshme por edhe si vend që do të celë negociatat me BE. Pasi vendi pësoi 97 për fat të keq, një film që e kanë parë shumë, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme me ndihmën e Venecias dhe kontributin e personaliteteve në vend.

Pikërisht se u nxorën mësime nga 97 dhe u bë për të parandaluar një 97, për të menaxhuar kriza që mund të dalin jashtë kontrollit dhe shtytje të demokracisë drejt anarkisë.

Në 2008 mos harrojmë për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrificë, ia hoqëm, kontroll, balancë e llogaridhënie e kaluam nga një sistem parlament në një sistem të mbyllur partiak, kjo është pse sot kemi situatë, që Kuvendi nuk është thjesht funksional se dy partitë e opozitës të mënyrë të papranueshme lanë mandatet, por ka qenë jofunskional edhe kur kanë qenë ata që të jemi të qartë edhe fare të hapur.

Është folur për sukses të reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur cështjes publikisht, për suksesin e reformës në drejtësi, bëhen 3 vite nga miratimi i saj. Dhe nuk them a është sukses a dështim, por nëse do ishte një sukses Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk jam i qetë pa e nxjerrë këtë merak me ju, dy herë janë hedhur shortet e KLD.

Kërkon presidenti i Republikës një gjë, ta kërkon zyrtarisht, kur bëhet fjala për gjërat më të rëndësishme të një vendi, për gjykatën kushtetuese.

Historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjojini, reforma do të jetë e suksesshme kur në vend të ketë më shumë investime gjermane, britanike, amerikane, nga vendet më të zhvilluara bizneset e të cilave kanë si kriter kryesor sistemin e drejtësisë dhe të gjykatave.