MENU
klinika

Lizzie Cundy: Ja biseda me Meghan

“Më gjej një mashkull të famshëm”, flet mikesha…

22.05.2019 - 14:10

Meghan Markle mesa duket e ka parashikuar që vite më parë se do të ishte një nuse angleze.

Në një intervistë për “The Sun” shoqja e saj e ngushtë ka zbuluar bisedën me dukeshën para se ajo të njihej me Prince Harry.

Personalitetit televiziv, Lizzie Cundy ka rrëfyer se Meghan i kishte kërkuar para 3 vitesh që ta ndihmonte të lidhej me një “njeri të famshëm britanik”.

Ne ishim duke biseduar si mes gocash dhe më pas ajo më tha:A njeh ndonjë djalë të famshëm britanik? Unë jam single dhe më pëlqejnë meshkujt anglezë “. I thashë që do të dalim dhe do të gjejmë dikë”, u shpreh ajo për “The Sun”.

Më pas 50-vjeçarja tregoi se ishte surprizuar kur kishte marrë vesh që ish aktorja e “Suits” përflitej për një histori dashurie me Prince Harry.