MENU
klinika

Project Syndicate

Një votë për populistët, një votë për Putinin

22.05.2019 - 16:31

Më 18 maj, krerët e krahut të djathtë evropian u mblodhën në Milano për një tubim përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian këtë javë. Pothuajse të gjitha partite pjesëmarrëse i janë bashkuar grupit të ri të planifikuar të krahut të djathtë të zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini, Aleancës Evropiane të Popujve dhe Kombeve.

Zgjedhjet e Parlamentit Europian të këtij muaji janë konsideruar gjerësisht si një pikë kthese që do të vendosë fatin e Bashkimit Evropian.

Në tubimin në Milano, Salvini i përshkroi zgjedhjet e ardhshme si një, “moment historik për të çliruar kontinentin nga okupimi abuziv i organizuar për shumë vite në Bruksel nga tradhtarët”. Kancelarja gjermane Angela Merkel , Presidenti francez Emmanuel Macron, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe filantropisti Xhorxh Soros, deklaroi ai “Kanë ndërtuar një Europë të financave të larta dhe imigracionin e pakontrolluar”.

Përveç euroskepticizmit dhe ksenofobisë së tyre, udhëheqësit populistë të krahut të djathtë të Evropës i bashkon adhurimi i tyre për Presidentin rus Vladimir Putin.

Farage dhe pseudo- “patriotë” të tjerë, përfshirë deputetët e partisë së Lidhjes së Salvinit, në thelb janë bërë një kolonë e pestë ruse brenda Bashkimit Evropian. Ata do të bëjnë gjithçka që munden për të ulur aftësinë e Evropës për t’iu përgjigjur sfidave të përbashkëta.

Që nga 2014, partia e Le Pen ka marrë miliona kredi nga një bankë ruse; dhe partia e Salvini thuhet se ofroi rreth 3 milionë euro (3.4 milion dollarë) për të kundërshtuar zgjedhjet e këtij viti. Dhe pikërisht këtë muaj, Komisioni Zgjedhor i Mbretërisë së Bashkuar filloi një hetim në Partinë Brexit, pas kërkesës së ish-kryeministrit britanik Gordon Brawn në lidhje me burimet e tij të financimit

Në fund të fundit, paratë ruse, mbështetja dhe ndërhyrja në zgjedhje i kanë ndihmuar shumë populistët dhe nacionalistët evropianë. Në Itali, Lidhja është tani partia dominuese e vendit. Në Mbretërinë e Bashkuar, Farage, së bashku me Boris Johnson dhe udhëheqësit e tjerë të Brexit, arritën të largojnëvendin e tij nga BE. Dhe në Francë, Le Pen është bërë një politikane fanshme, diçka që babai i saj, kreu i ekstremit të djathtë Jean-Marie Le Pen, nuk mund të kishte ëndërruar.

Për më tepër, në vendet ku apostujt e Putinit kanë pasur më shumë sukses, elektoratet janë më polarizuar se kurrë.

Mos bëni asnjë gabim: ndarja e shoqërive perëndimore dhe vendosja e tyre kundër njëra-tjetres është një shtyllë kryesore e strategjisë ruse të sigurisë.

Mesazhi im për votuesit është i thjeshtë: mos u bëni një tjetër nga kukullat e Putinit. Kur hidhni votën tuaj, krenohuni me identitetin tuaj evropian. Votoni për një rinovim të projektit evropian, jo për shkatërrimin e tij.

Tani është koha për t’u ngritur për unitet dhe qeverisje demokratike, kundër korrupsionit.

Për të pasur një vend në tryezën ndërkombëtare krahas SHBA-së, Kinës dhe Indisë, Evropa së pari duhet të hedhë poshtë Rusinë e Putinit.

Guy Verhofstadt, një ish-kryeministër belg, është Presidenti i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropë (ALDE) në Parlamentin Evropian dhe autori i librit “Shansi i fundit i Evropës: Pse Shtetet Evropiane duhet të formojnë një Bashkim më të Përsosur”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN