MENU
klinika

Festivali Ndërkombëtar

Tirana ndalesa e dytë e kukullave

22.05.2019 - 18:32

   Tirana, sërish mbledh kukullat për festivalin ndërkombëtar. Trupat teatrore nga mbarë bota, do të shfaqin për vogëlushët teknikat dhe mesazhet që përcjellin, në skenën e teatrit “Metropol” dhe në sheshin “Skënderbej”. Sikundër shprehet me kënaqësi drejtoresha artistike, Armela Demaj, shfaqjet mund të jenë shumë interesante për të gjitha moshat, nga 3 deri në 80 vjeç.

 

Edicioni II i Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave rikthehet në skenën e Teatrit “Metropol”, nga 25 maji deri më 1 qershor. Trupat e teatrit me kukulla me traditë, si Kina, Spanja, Italia, Meksika, Polonia, Izraeli, Anglia do të argëtojnë jo vetëm fëmijët, por të gjitha grupmoshat. Shqipëria, ndërkohë, përfaqësohet me shfaqjet “Aty ku mali takon hënën” dhe “Të mirësjellshmit”.

“Teatri Metropol në bashkëpunim me “Klau’s Film Association” organizojnë edicionin II të Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave, më 25 maj – 1 qershor. Pas suksesit të vitit të kaluar, organizuar në dy ambiente të ndryshme brenda teatrit “Metropol”, gjithashtu dhe në sheshin ‘Skënderbej’, kësaj here përfaqësohet nga shtete të ndryshme dhe trupat profesioniste, me traditë në këtë zhanër teatror, si: Spanja, Italia, Kina, Polonia, Meksika, Izraeli apo Anglia. Në këtë festival, Shqipëria do të përfaqësohet nga teatri “Metropol”, me dy shfaqjet: “Aty ku mali takon hënën” dhe “Të mirësjellshmit”, – ka theksuar drejtoresha Artistike e Teatrit të Metropolit, Armela Demaj.

 

 

Ndërsa, njëri prej organizatorëve të këtij festivali, teksa shpjegon mënyrën e përzgjedhjes së veprave, tregon edhe se ato janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, si nga përmbajtja edhe nga teknikat. Prandaj, për regjisorin Klajdi Ymeri, ky ballafaqim shërben jo vetëm për publikun, por edhe për vettë artistët.

Disa nga shfaqjet përfaqësuese janë; “Atje ku mali takon hënën” nga Shqipëria, “Rosaku i shëmtuar” nga Polonia; “Bukuritë e pranverës” nga Kina; “Tjerrja e bishtit” nga Izraeli; “Kapur mes kukullave” nga Meksika; “Bukuritë e pranverës” nga Kina; “Bravo, Bravissimo!” nga Italia; “Loja e kohës” nga David Zuazola, Spanja; “Pasqyra dhe unë” nga Angli etj. Trupat do të performojnë nga dy shfaqje çdo ditë, paradite në teatrin “Metropol” dhe çdo mbrëmjeve në sheshin “Skënderbej”./Konica.al

 

Përgatiti: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po kukullat kur folën shqip?

Teatri dita ndërkombëtare

Kukulla, përkushitm, dashuri

Aktorja Bebeti feston mes vogëlushësh


"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe