MENU
klinika

"Ka të vdekur"

Daçiç: Ja si i shpëtuam sulmit terrorist në Somali

23.05.2019 - 08:38

Ditën e djeshme në Somali ndodhi një shpërthim i fuqishëm, prej të cilit mbetën 9 persona të vrarë dhe 13 të tjerë të plagosur.

Mes të vrarëve ishte edhe ish-ministri i Jashtëm, Elabr Fahiye, njëherazi edhe këshilltar i presidentit aktual.

Në momentin e sulmit në Somali ndodhej edhe ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, i cili ishte në një takim me presidentin somalez në pallatin presidencial në Mogadishu dje, kur makina me plot eksploziv shpërtheu përpara rezidencës.

Kreu i diplomacisë serbe është prononcuar për Tanjug, ku është shprehur se u dëgjua një shpërthim i fuqishëm dhe ndërkohë u tha se ishte një sulm në të cilin kishte shumë të vdekur dhe të plagosur dhe se mezi i kishin mbijetuar.

Ne (këtu në Somali) mezi shpëtuam. Një makinë bombë shpërtheu përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”, citon media serbe Daçicin.

Diplomati shtoi se ata dëgjuan një shpërthim në pallatin presidencial.

Ndërsa vizita në Somali ishte e fundit në axhendën e Daçiqit, sipas një plani të përcaktuar më parë, ai menjëherë u nis për në Serbi pas takimit.