MENU

Provinca në Sirinë lindore

ISIS nuk është mposhtur/ Luftë në ‘kështjellën’ e fundit

10.02.2019 - 10:15

Ndryshe nga çfarë deklaroi Trump disa ditë më parë, ISIS nuk qenka mposhtur ende.

Luftëtarët e mbështetur nga SHBA në Siri thonë se po përballen me rezistencë të ashpër në enklavën e fundit të mbajtur nga militantët e Shtetit Islamik (IS) pranë kufirit me Irakun.

Një zëdhënës i Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) i tha agjencisë së lajmeve AP se “xhihadistët më me përvojë” po mbrojnë kështjellën e tyre të fundit.

Dy vjet më parë kontrollonin zona të mëdha të Sirisë dhe Irakut, ndërsa ata tani janë fshehur në një “xhep” të vogël në provincën lindore të Sirisë, Deir al-Zour, pranë kufirit me Irakun.

Të shtunën, zëdhënësi i SDF Mustafa Bali tha se grupi po fillonte “betejën përfundimtare për të shtypur IS” në fshatin kufitar Baghuz.

Gjatë natës ai i tha Associated Press (AP): “Beteja është shumë e ashpër, ata që mbesin brenda janë më me përvojë që po mbrojnë kështjellën e tyre të fundit”.

SDF, mbështetur nga sulme ajrore të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA, ka dëbuar IS nga fshatrat në Sirinë veri-lindore në muajt e fundit. Në kulmin e saj në 2014, IS krijoi një “kalifat” që shtrihej përgjatë Sirisë dhe Irakut, që ishte i ngjashëm me Britaninë e Madhe ku kishte më shumë se 7.7 milionë njerëz.

Në dhjetor, Presidenti i SHBA Donald Trump tha se militantët e IS ishin “larguar më së shumti” dhe njoftuan se SHBA do të tërhiqnin të gjithë 2,000 trupat e saj nga Siria. Madje ka thënë se humbja përfundimatare e IS mund të shpallet javën e ardhshme.  Por kjo nuk është e vërtetë, IS vazhdon të mbajë një pjesë tjetër të territorit në Siri. Është e njëjta histori edhe në Irak.

Sa militantë kanë mbetur?

IS ka pësuar humbje të konsiderueshme, por OKB thotë se ende ka 14,000 dhe 18,000 militantë në Irak dhe Siri, duke përfshirë deri në 3,000 të huaj.

Ndërkohë, në Afganistan, Egjipt, Libi, Azinë Juglindore dhe Afrikën Perëndimore, dhe në një masë më të vogël në Somali, Jemen, Sinai dhe Sahel janë një numër i konsiderueshëm i militantëve të IS-it. Individët e frymëzuar nga ideologjia e grupit gjithashtu vazhdojnë të kryejnë sulme në vende të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tërheqja e trupave amerikane nga Siria

Trump po heq dorë nga vendimi?