MENU
klinika

Njoftimi zyrtar/ Çfarë ndodhi?

Gabimi që ndryshoi renditjen e Shqipërisë

23.05.2019 - 10:48

“Eurovision 2019” ka bërë sërish një gabim me numërimin e votave, por kjo gjithsesi nuk ka prekur  fituesin.

Duncan Laurence vijon të ketë trofeun e Festivalit me baladën e tij “Arcade”.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Eurovision njoftoi se një gabim nga juria e Bjellorusisë ka bërë që të rillogariten pikët.

Nga rezultatet e reja vihet re se katër vendet e para nuk janë ndryshuar. Ndërkohë, Shqipëria ka ndryshuar vend në   renditje duke kaluar Serbinë.

Kënga “Ktheju tokës” e kënduar Jonida Maliqi u ngjit në tabelë  me një pozicion duke arritur kështu në vendin 17-të.