MENU
klinika

"Duhet t'u qëndrojë..."

Përplasja për Luftën, PS me rezolutë të re për Tufën

23.05.2019 - 11:12

Në seancën plenare ditën e sotme po shqyrtohet raporti vjetor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizimit.

Drejtuesi i institucionit, Agron Tufa ka raportuar sot në Kuvend për veprimtarinë njëvjeçare të institucionit dhe Kuvendi do të miratojë një rezolutë për vlerësimin e veprimtarisë dhe për rekomandimet që ka dhënë për vitin 2019.

Futja e kësaj pike në rendin e ditës vjen pas një debati të gjerë publik ndërmjet Agron Tufës dhe përfaqësuesve të maxhorancës në Parlament, për shkak të raportit që ai kishte paraqitur.

Maxhoranca, nga ana e saj, ka bërë disa ndryshime më rezolutën që do të miratojë për ISK-në.

REZOLUTA E KUVENDIT PËR INSTITUTIN PËR STUDIMET E KRIMEVE DHE PASOJAVE TË KOMUNIZMIT

Pikë e shtuar te “Vlerësimi i veprimtarisë” Duke konstatuar nevojën për ndryshime lidhore për miratimin e strukturës dhe organikës së institutit nga Kuvendi, në mbështetje të mbarëvajtjes së punës së institutit;

Pikë e ndryshuar te detyrat e lëna për vitin 2019

Ishte: Të studiojë mekanizmat që u përdorën nga organet shtetërore dhe partiake për të krijuar hendekun ndërmjet kundërshtarëve politike realë apo potencialë me pjesën tjetër të popullsisë, me termin “Armik i popullit” dhe qartësimin e rolit të organizatave të masave në këtë përçarje të popullsisë.

Bëhet: Të studiojë mekanizmat që u përdorën nga organet shtetërore dhe partiake për të krijuar hendekun ndërmjet kundërshtarëve politikë realë apo potencialë me pjesën tjetër të popullsisë.

Pikë e shtuar te detyrat e lëna për vitin 2019:

Të qëndrojë strikt në qasjen e institutit drejt studimit, duke shmangur interpretimin e ngjarjeve dhe fakteve historike.