Shkrimtarja nga Omani, Jokha Alharthi, është fituesja për këtë vit, e çmimit ndërkombëtar “Man booker”, duke u bërë kështu, shkrimtarja e parë arabe vlerësuar me këtë çmim.
Subjekti i romanit të saj “Celestial bodies”, ngrihet mbi jetën e tri motrave dhe familjeve të tyre, që po përballen me ndryshimet shoqërore në një vend si Omani.
Nga juria, libri u cilësua si “një pasqyrë imagjinare; me përmbajtje dhe poetik”.
Shkrimtarja e ndan çmimin prej 50.000 £ (63.000 $) me përkthyesen e saj, akademiken amerikane Marilyn Booth.
“Jam e kënaqur që është hapur një dritare për kulturën e pasur arabe”, – u tha Alharthi, gazetarëve, pas ceremonisë në Roundhouse, Londër. “Omani më ka frymëzuar vërtet, por mendoj se lexuesit e huaj mund të gjejnë vlerat humane në këtë libër, të tilla si liria dhe dashuria”, – është shprehur ajo, e emocionuar.
Në të njëjtën kohë, çmimi prestigjioz është një arritje edhe për botuesit e “Sandstone Press”, një kompani e vogël në Dingëall, Skoci, që boton rreth 20 deri 25 tituj në vit./Konica.al
Përshtati: Hera Lera