MENU
klinika

Detaje

Nesër opozita në protestë, zbulohet urdhri i Ardi Veliut

24.05.2019 - 14:47

Vetëm një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita e bashkuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka dalë me një urdhër.

Ai ka bërë me dije se në mënyrë të prerë nuk u lejohet pjesëmarrja në protestë policëve privatë ditën e nesërme.

Në rast shkelje, drejtoritë vendore të propozojnë heqje licence’, thuhet në urdhërin e Veliut.

Kujtojmë se nesër në orën 19:00 pritet të zhvillohet proptesta e opozitës së bashkuar para kryeministrisë.

Kjo është protesta e 7-të kombëtare e zhvilluar nga opozita e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.