Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike.
“Rendi dhe siguria nuk ekziston në qytetin ku kryeministri shqiptar është zgjedhur deputet“, kështu është shprehur anëtari i PD, Fatbardh Kadilli.
Postimi i plotë:
“Vlora serial krimi.Perseri krimi godet ne Vlore. Nje i vrare dhe nje i plagosur rende eshte perfundini i nje atentati ne mesnate.
Vrasje, te shtena ne mes te qytetit jane bere ngjarje e zakonshme ne Vlore. Nuk kalon nje jave pa pasur nje ngjarje te rende. Ngjarje qe kane rrezikuar dhe jeten e qytetareve te pafajshem.
Rendi dhe siguria e qytetareve nuk ekzistojne ne qytetin ku KM eshte dhe deputet. Ndaj ne protesten e opozites binte ne sy nje baner i gjate me thirrjen : “Rama Ik Nga Vlora”, shkruan ai.