MENU
klinika

Holokausti

“Nata e kristaltë”, kur në Evropë niste një tragjedi…

27.05.2019 - 14:33

Holokausti mbetet një ndër tragjeditë kolosale të kohës moderne. Megjithëse një temë më se e njohur nga të gjithë, ajo fsheh në vetvete miliona histori personale të secilës prej viktimave. Brenda kësaj tragjedie fshihen edhe histori të mrekullueshme guximi, dhe sakrifice.

Prejardhja e fjalës Holokaust

Fjala “Holokaust”, nga pikëpamja gjuhësore përbëhet nga dy terma të greqishtes së vjetër olos (e gjitha, e tëra) dhe kaustos (djegur), term i cili më përpara është përdorur për të treguar një formë ekstreme sakrifice të judaizmit.

Që nga viti 1945, fjala ka marrë një kuptim të ri dhe të tmerrshëm: vrasjen masive të rreth 6 milion hebrenjve europianë (si dhe miliona të tjerëve, përfshirë romët dhe homoseksualët) nga regjimi nazist gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kampi i përqendrimit të Auschwitz-Birkenau

Çfarë ishte Holokausti?

Holokausti ishte një periudhë në histori në kohën e Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), kur miliona hebrenj u vranë nga partia naziste e Gjermanisë, e udhëhequr nga Adolf Hitler. Judenjtë ishin objektivi kryesor i nazistëve, dhe numri më i madh i viktimave ishin hebrenj. Gati 7 nga çdo 10 çifutë në Evropë u vranë për shkak të identitetit të tyre.

Nazistët gjithashtu vranë grupe të tjera njerëzish, përfshirë romët (‘ciganët’) dhe njerëzit me aftësi të kufizuara. Ata gjithashtu arrestuan dhe grupe të tjera, si njerëzit homoseksualë dhe kundërshtarët politikë.

Holokausti ishte një shembull i gjenocidit. Gjenocidi është të vrasësh qëllimisht një grup të madh njerëzish, zakonisht për shkak se ata janë një kombësi, racë ose fe e caktuar.

Fëmijë që i mbijetuan Holokaustit

A lindi antisemitizmi me ardhjen e Hitlerit?

Anti-semitizmi në Evropë nuk filloi me Adolf Hitlerin. Megjithëse përdorimi i vetë termit daton vetëm në vitet 1870, ka dëshmi të armiqësisë ndaj hebrenjve shumë kohë përpara Holokaustit, madje deri në botën e lashtë, kur autoritetet romake shkatërruan tempullin hebre në Jerusalem dhe detyruan hebrenjtë të largoheshin nga Palestina. Iluminizmi, gjatë shekujve 17 dhe 18, theksoi tolerancën fetare dhe në shekullin e 19-të, Napoleoni dhe sundimtarët e tjerë evropianë miratuan legjislacionin që i dha fund disa kufizimeve për hebrenjtë. Sidoqoftë, ndjenjat anti-semite vazhduan, në shumë raste duke marrë një karakter racor, dhe jo atë fetar.

Adolf Hitler, i lindur në Austri në 1889,  shërbeu në ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ashtu si shumë antisemitë në Gjermani, ai fajësoi çifutët për humbjen e vendit në vitin 1918. Menjëherë pas përfundimit të luftës, Hitleri u bashkua me Partinë e Punëtorëve Gjermanë , e cila u bë Partia Kombëtare e Punëtorëve Socialistë Gjermanë (NSDAP), e njohur shkurt si nazistët. Ndërkohë që ishte i burgosur, Hitleri shkroi “Mein Kampf”, në të cilën ai parashikoi një luftë të përgjithshme evropiane që do të rezultonte në “shfarosjen e racës hebraike ne Gjermani.”

Hitleri ishte i fiksuar me idenë e epërsisë së racës gjermane “të pastër”, të cilën e quajti “arianë” dhe me nevojën për “Lebensraum”. Pasi u lirua nga burgu, Hitleri përfitoi nga dobësia e rivalëve të tij për të forcuar pozitën e partisë së tij dhe erdhi shpejt në pushtet. Më 30 janar 1933, ai u emërua kancelar i Gjermanisë. Pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg në vitin 1934, Hitleri u bë sundues suprem i Gjermanisë.

Hitleri, udhëheqësi që urdhëroi “shfarosjen e racës hebraike në Gjermani”

Kampi i parë i përqendrimit

Kampi i parë zyrtar i përqendrimit u hap në Dachau në mars të vitit 1933 dhe shumë nga të paraburgosurit e parë të dërguar atje ishin komunistë.

Ai ishte vendosur në bazën e një fabrike të municioneve të braktisura afër pjesës verilindore të qytetit Dachau, rreth 10 milje në veriperëndim të Mynihut në Gjermaninë jugore.

Ashtu si rrjeti i kampeve të përqendrimit që pasuan, Dachau ishte nën kontrollin e Heinrich Himmler, shefi i SS dhe më vonë shefi i policisë gjermane.

Kampi i parë i përqendrimit

Nata e Kristaltë dhe fillimi i një tragjedie

Më 7 Nëntor 1938, një djalosh i ri hebre qëlloi për vdekje diplomatin gjerman Ernst von Rath në Ambasadën Gjermane në Paris. Akti erdhi si pasojë e revoltimit të të riut si pasojë e torturave që kishte filluar të shfaqte regjimi nazizt ndaj popullatës hebre. Familja e të riut ishte dëbuar dhunshëm për në Poloni me urdhër të autoriteteve naziste. Ngjarja bëri bujë në shtypin ndërkombëtar dhe bota që nga ajo natë ishte në panik. Dyqanet filluan të mbuloheshin me grafite antisemite. Ministri gjerman Joseph Goebbles urdhëroi që lajmi për vrasjen e Rathit të ishte në të gjitha gazetat ditore gjermane.

Ishte nata e 9 Nëntorit të vitit 1938, kur nazistët gjermanë filluan terrorin ndaj hebrejve në Gjermani dhe Austri, duke përdorur si pretekst pikërisht këtë ngjarje. Atë natë u dogjën më shumë se dyqind sinagoga, u përdhosën varrezat e hebrejve dhe u thyen gjithë dyqanet e tyre. Nga gjithë xhamat e thyer dhe të rënë nëpër tokë, që dukeshin si kristale në atë natë mizore 9 nëntori njihet në historinë moderne të njerëzimit si Nata e Kristaltë (Kristallnacht).

Kështu ishte fillimi i njërës ndër tragjeditë më të mëdha të epokës moderne që njeh bota. Atëherë kur mendohej se Evropa arriti nivelin e qytetërimit, pikërisht Evropa i serviri botës skena horror.

Nata e Kristaltë, nata kur nisi tragjedia

Kampet e reja

Duke filluar nga fundi i vitit 1941, gjermanët filluan transportimin masiv nga getot në Poloni në kampet e përqendrimit, duke filluar me ata njerëz të parë si më pak të dobishëm: të sëmurët, të moshuarit dhe të dobëtit. Zhvendosjet e para masive filluan në kampin e Belzec, në afërsi të Lublinit, më 17 mars 1942. Pesë qendra masive vrasëse u ndërtuan në kampet e Polonisë së pushtuar, duke përfshirë Chelmno, Sobibor, Treblinka, Majdanek dhe më i madhi i të gjitha, Auschwitz-Birkenau . Dëbimet më të rënda u zhvilluan gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1942, kur më shumë se 300,000 njerëz u dëbuan vetëm nga getoja e Varshavës. Numri i përgjithshëm i viktimave të kampit Auschwitz gjatë viteve 1940 – 1945 ,vlerësohet nga  1,1 mln deri në 1,5 mln njerëz.

Si përfundoi Holokausti?

Ushtarët që luftonin kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore, Britania, SHBA, Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tyre filluan të zbulonin kampet. Pasi u bë e qartë se nazistët do të mposhteshin, nazistët u përpoqën të fshehnin provat e krimeve të tyre duke shkatërruar kampet. Ata detyruan të mbijetuarit në Poloni të ktheheshin në kampet në Gjermani. Shumë të burgosur humbën jetën gjatë këtyre lëvizjeve.

Megjithatë, nazistët nuk ishin në gjendje të fshihnin atë që kishin bërë, dhe nuk u desh shumë kohë para se bota të mësonte për Holokaustin.

A u dënuan nazistët për Holokaustin?

Më 11 dhjetor 1946, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi se genocidi do të ishte një krim sipas ligjit ndërkombëtar. Adolf Hitleri vrau veten para përfundimit të luftës kështu që nuk ishte e mundur ta çonin para drejtësisë. Në vitet që nga Lufta e Dytë Botërore, figurat naziste janë ndjekur penalisht për krimet e tyre. Megjithatë shumë u fshehën pas luftës dhe nuk u gjetën kurrë, ose kanë vdekur para se të zbulohen krimet e tyre.

Adolf Hitleri nuk mundi të dilte  para drejtësisë për krimet e tij, sepse ai vrau veten para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Si kujtohet Holokausti?

Tani, Holokausti njihet në të gjithë botën dhe shërben si një shembull i tmerreve të gjenocidit. Por, fatkeqësisht, Holokausti nuk është i vetmi genocid që ka ndodhur në histori. Në Kamboxhia, Ruanda, Bosnja dhe Darfur miliona njerëz janë vrarë për shkaqe të tilla.

Çdo vit më 27 janar, njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar shënojnë Ditën e Përkujtimit të Holokaustit. Është zgjedhur këtë kjo datë sepse atëherë kampi më i madh i përqëndrimit nazist, Auschwitz-Birkenau, u lirua nga ushtarët e Ushtrisë Sovjetike më 1945.

Në Berlin ka një monument të famshëm të quajtur Përkujtimi i hebrenjve të vrarë të Europës.

Dita e Përkujtimit të Holokaustit nuk është vetëm për të kujtuar miliona viktima të Holokaustit, por edhe ata që janë vrarë në gjenocidet e tjera në mbarë botën.

Nëpër botë, janë tetë përmendore, statuj, muzeum, kopshte dhe vende të tjera që nderojnë 6 milion viktimat e Holokaustit dhe miliona viktima të tjera të nazizmit.

Një monument i famshëm në Berlin i quajtur Përkujtimi i hebrenjve të vrarë të Europës

Holokausti dhe shqiptarët

Natyrisht që kur flitet për Holokaustin, shqiptarët ndihen jo pa meritë krenarë. Në tetor të vitit 1943, procesverbali i takimit të përfaqësuesve të Ribentropit dhe Gestapos, që vendosën zbatimin e “zgjidhjes finale” për hebrenjtë, vëren se “në Shqipëri, ku qeveria vendëse e konsideron çështjen si ‘çështje të brendshme’, nuk do të ndërmerrej asnjë veprim deri në një këshillim tjetër”. Dhe ndonëse u kërkuan në prill dhe në qershor 1944, listat e hebrenjve që disponoheshin nga të gjitha qeveritë kolaboracioniste, nuk u dorëzuan nga asnjëra prej tyre. Të shpëtuarit nuk ishin vetëm 200 hebreo-shqiptarët me banim në vend, por dhe 1800 të ardhur nga vende të tjera të botës, të cilët të hynë në Shqipëri duke fshehur identitetin dhe fenë, ose duke u pajisur me pasaporta e emra vendës, me dijeninë e shtetit shqiptar dhe “zyrave” të tij në Tiranë dhe Tetovë. Një vepër e pashembullt, e kryer mbase jo thjesht dhe vetëm për virtyt, por edhe sepse qëndrimi mbarëkombëtar ndaj hebrenjve nuk i motivonte qeveritë shqiptare, pavarësisht orientimit, ta luanin kartën antisemite, për sa kohë që antisemitizmi nuk ekzistonte dhe nuk kishte simpati ndër shqiptarë.